Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira dhe se ata që dëshirojnë bashkëpunim në kuadër të kësaj nisme janë të mirëseardhur, raportuan mediet serbe, përcjellë TV Malisheva.
“Njerëzit mendojnë se duhet të ndjekim dikë për të justifikuar ekzistencën tonë. Nuk duhet. Ne i ftuam të gjithë. Jemi të kënaqur me atë që kemi, do të donim të kishim më shumë, por jemi të lumtur. Kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, u tha presidenti serb gazetarëve në Davos, ku ai po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
/TV Malisheva