Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, dërgoi një paralajmërim tëfrikshëm për të ardhmen e vendit të tij, në rast se Rusia e mposhtë Ukrainën.

Heger tha gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, se nëse Ukraina bie, atëherë radhën e ka Sllovakia.

“Ukraina duhet të fitojë,” tha Heger.

“Ne kemi shitur për një kohë të gjatë vlerat tona për gaz dhe naftë të lirë”, shtoi ai.

Kryeministri sllovak ka kritikuar anëtarët e BE-së se po mbështeten shumë në energjinë ruse dhe u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të “ndalojnë kompromentimin” e parimeve të tyre kur kanë të bëjnë me Rusinë.

“Ne kemi shitur vlerat tona për gaz dhe naftë të lirë për një kohë të gjatë. Kompromiset me Putinin kanë shkaktuar luftën në Ukrainë. Ne po flasim për një luftë agresive në të cilën njerëzit po vdesin masovikisht. Ukrainasit po derdhin gjakun e tyre për vlerat tona , në mënyrë që mos ta derdhim ne”, tha Heger.

/TV Malisheva

Share.