Në 24-orëshin e fundit janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 052.
Në total numri i rasteve aktive është 138.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva