Lufta e Tretë Botërore mund të jetë në prag dhe këtë e paralajmëron Xhorxh Soros, filantropi i angazhuar në përhapjen e demokracisë dhe fjalës së lirë.
“Sulmi mund të ketë qenë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë.” – George Soros
Duke folur në Forumin Ekonomik Global, 91-vjeçari tha se sulmi rus në Ukrainë lëkundi Europën në themelet e saj dhe se Bashkimi Europian u krijua pikërisht për të parandaluar të tilla konflikte.
Zgjidhja, sipas tij për të ruajtur civilizimin tonëështë që Putin të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, teksa sa vjen e dobësohet.
Ai bëri thirrje për të mbështetur Ukrainën, duke shpjeguar arsyet pse këtë luftë duhet ta fitojë shoqëria e hapur.
“Në shoqërinë e hapur, shteti luan rolin e mbrojtësit të lirisë dhe individit, ndërsa në atë të mbyllurën, idividi ka për detyrë t’u shërbejë udhëheqësve të shtetit.” – George Soros
/TV Malisheva