Grupi rock Aerosmith ka anuluar një pjesë të shfaqjeve të tyre të planifikuara në Las Vegas pasi këngëtari Steven Tyler ka ri-aplikuar për trajtimin e varësisë.

Sipas BBC, Tyler, i cili ka qenë i ‘pastër’ për më shumë se një dekadë, është rikthyer në telashe pasi mori ilaçe kundër dhimbjeve për operacionin e këmbës.

Këngëtari (74) doli vullnetar për trajtim për t’iu përkushtuar shëndetit dhe rimëkëmbjes, thuhet në një deklaratë të grupit.

Aerosmith ishte planifikuar të fillonte shfaqjet më 17 qershor. Tashmë të gjitha koncertet e planifikuara për qershor dhe korrik janë anuluar dhe grupi theksoi se shfaqjet duhet të vazhdojnë në shtator.

Share.