19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori Greg Abbott. Mësohet se autori i sulmit është një 18-vjeçar i cili ishte i armatosur dhe që hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit.

Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë. Salvador Ramos vrau fillimisht gjyshen e tij, dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore.

Bashkëshorti i një prej mësueseve që u vranë në sulmin me armë në Teksas ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Irma Garcia, 46 vjeçe, ishte një nga dy mësueset që mbetën të vrara pasi një adoleshent hapi zjarr të martën në Uvalde, Tekas. Të enjten, bashkëshorti, Joe si duket nuk e përballoi dot më dhimbjen dhe ndërroi jetë.

Në një llogari GoFundMe që është krijuar për të ndihmuar familjen thuhet se ai “vdiq nga zemra e thyer” që nënkupton një sulm në zemër.

Dyshja ishin të martuar prej 24 vitesh dhe kishin katër fëmijë. Të mbijetuarit nga të shtënat kanë treguar se si Irma dhe kolegja e saj mësuese Eva Mireles, 44 vjeç, vdiqën duke mbrojtur nxënësit nga plumbat./TV Malisheva

Share.