Sipas një raporti të Brand Finance, Real Madrid ka një vlerë të markës prej 1,646 milion euro.

Madrilenët tejkalojnë United (1,472 milion), Barça (1,393), Bayern (1,314) dhe City (1,255), raporton TV Malisheva.

Real Madrid është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, sipas një raporti të Brand Finance që e vendos klubin madrilen, përpara Manchester United dhe Barcelonas.

Sipas këtij studimi, Real Madrid ka një vlerë marke prej 1,646 milion euro dhe është një nga gjashtë klubet që tejkalon një miliardëshin.

Pas tyre janë Manchester United (1,472 milion), Barcelona (1,393), Bayern Munich (1,314), Manchester City (1,255) dhe Liverpool (1,191 milion).

Në këtë mënyrë, Real Madrid kthehet në krye të kësaj renditje pas gati një dekade.

/TV Malisheva/

Share.