Në një bisedë për gazetën zvicerane “Le Canton 27”, Klitschko ka falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin me popullin ukrainas, duke thënë se “ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, siç luftuan shqiptarët kundër okupatori serb”.

Prandaj, sipas një deklarate të dërguar portalit Kosovo Online, Ambasada nuk u ndje mirë pas publikimit të lajmit, por nuk u befasua nga një tjetër fushatë anti-ukrainase e nisur nga disa politikanë dhe media në Serbi, të cilët me sa duket e konsiderojnë mbështetjen e agresionit rus kundër Ukrainës një nga prioritetet e tyre kryesore, përcjellë TV Malisheva.

“Klitschko, si çdo qytetar i Ukrainës, ka të drejtën e garantuar me Kushtetutën e Ukrainës për lirinë e mendimit dhe të fjalës, për shprehjen e lirë të pikëpamjeve dhe besimeve të tij. Pozicioni parimor i Ukrainës për qëndrimin e saj ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë tashmë dihet”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Ambasada duhet të deklarojë gjithashtu se situata për fat të keq reflekton nivelin jashtëzakonisht të ulët të kontakteve mes qyteteve partnere të Kievit dhe Beogradit, të cilat i kemi sot. Nga ana jonë, duam të tërheqim edhe një herë vëmendjen e të gjithë atyre që kanë autorizime dhe përgjegjësitë për shitjen pa pengesa të bluzave me simbolin e agresionit rus ‘Z’, si dhe prania e të njëjtit në shumë mure të ndërtesave të Beogradit, e që për ukrainasit është simbol i agresionit rus dhe ka kuptimin ‘vrit një ukrainas’”, thuhet më tutje në kumtesë, përcjellë TV Malisheva,

/TV Malisheva

Share.