Drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, takoi mërgimtarët kontributdhënës për shkollat, Kastriot Krasniqin nga fshati Bardh, i cili vazhdimisht ndihmon ShFMU-në “Afrim Krasniqi” dhe Sheremet Morinën, nga fshati Lumishtë që kontribuon për ShFMU-në “Migjeni “, të cilët i nderoi dhe vlerësoi me mirënjohje, për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të komunitetit shkollor që po japin.

Në takimet që pati me ta, Krasniqi shprehu mirënjohje për ta.

“Ju dhe shumë mërgimtarë të komunës sonë, që punoni në botën e jashtëme, larg më të dashurëve tuaj, sot jeni ”Heronj të heshtur”, por me ju ne u rritëm si fëmijë, si nxënës, si studentë dhe sot si përgjegjës  të institucioneve  të komunës së Malishevës, ju po ndani për vendlindjen tuaj dhe shkollën, nga djersa juaj e punës, nga kursimet tuaj familjare, prandaj apeloi që  nga familja që ju vlerëson shumë po ashtu edhe institucionet shtetërore  të përkujdesemi që kontributi juaj të jetë udhërrefyes për ne , sepse ju dje ndihmuat çlirimin dhe luftën çlirimtare të UÇK-së, sot po ndihmoni në ndërtimin e shtetit tuaj dhe të shkollës kombëtare për kushtet dhe zhvillimin  më të mirë të procesit edukativo-mësimor, do t’u jemi mirënjohës përherë për kontributët tuaj në çdo kohë dhe rrethanë për kombin tonë”, përfundoi Krasniqi.

Share.