Agjencia ruse e lajmeve Interfax ka raportuar se Rusia ka akuzuar trupat ukrainase për sulme ndaj infrastrukturës civile gjatë luftimeve në Donbas.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina është duke goditur objektivat që përfshijnë “institucionet e fëmijëve”, duke shtuar se ishte ky lloj sulmi që trupat ruse po luftonin për të parandaluar në rajonin lindor të Ukrainës, raporton BBC.

“Është pikërisht kjo, mbrojtja e njerëzve nga këta neo-nazistë që e bëjnë këtë, ky është pikërisht qëllimi kryesor që po ndiqet gjatë operacionit special ushtarak”, ka thënë ai.
/TV Malisheva

Share.