E para e arsimit në Komunën e Malishevës, drejtoresha Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë mori pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore të Mesme të ulët ”Xheve Krasniqi- Lladroci” në fshatin Drenoc.

 Ajo theksoi: ”Dita e shkollës tuaj më rikthen në historinë e kaluar, kjo kur sot unë flas para mësuesëve që më dhanë mësim, para prindërve e bashkëmoshtarëve të mi, flas para heroinës së kombit e atdheut, luftëtarës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheve Krasniqi- Lladroci, prandaj kërkoi nga gjithë mësimdhënësit përkushtim në punë dhe po këtë përkushtim do ta bëjmë edhe ne si drejtues e udhëheqës të arsimit, ju siguroi që politika, nuk do të ketë vend në shkollat tona dhe do të kemi depolitizim të plotë të arsimit,  por  do të kërkoi edhe punë nga gjithë mësimdhënësit e mësim nga nxënësit të angazhohen për cilësi në nxënie, ne si qeveri komunale do të përkujdesem për kushte sa më të mira  në shkolla dhe pajisje me mjete mësimore, kabinete e biblioteka”, përfundoi Krasniqi.

Për sukseset e shkollës, foli drejtoresha e shkollës, kurse për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar u ndanë mirënjohje, po ashtu shkolla u nderua me panon e shkollës së parë kombëtare të Korçës, nga drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi.

Nxënësit dhanë program të pasur kulturor- artistik.

/TV Malisheva

Share.