Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se në Ukrainë do të dërgojnë sistemin e avancuar raketor HIMARS, ku me këto raketa ushtria ukrainase do të jetë në gjendje që në mënyrë precize të godasin caqet në një distancë prej 80 kilometrave.
Ishte pikërisht presidenti amerikan Joe Biden, që e kumtoi lajmin për dërgimin e sistemit raketor në Ukrainë. Kjo armë e re e njohur si HIMARS apo MLRS, është një njësi mobile që të njëjtën kohë mund të lansojë dhjetëra raketa që me precizitet të paparë godasin objektivin.
M142 HIMARS është sistem i modernizuar raketor – i lehtë dhe version më i avancuar se M270, që SHBA-të e zhvilluan gjatë viteve të 70-ta. Sistemi që do të arrijë në Ukrainë ka një rreze veprimi prej 80 kilometrave.
Deri më tani është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë në Ukrainë raketat ATACMS.
Kjo armë në Ukrainë do t’i jep një mundësi këtij vendi që të depërtojë më thellë në territoret që i kontrollon ushtria ruse. Ky sistem paraqet rrezik të madh edhe për depot e armët e ushtrisë ruse si dhe bazat logjistike – që do të mund të çonte në probleme shtesë për logjistikën ruse./TV Malisheva