Fotografi të artilerisë ruse dhe raketave të ngulitura nëpër trupa pemësh tregojnë për intensitetin e luftimeve në Ukrainë.

Eksperti britanik i eksplozivëve, Chris Garrett, qeshi i sikletosur kur u pyet se si e hoqi predhën e artilerisë që shihet në foton më poshtë.

Kirurgu profesionist i trungjeve të pemëve thotë se pasi vendosi parzmoren dhe përkrenaren e tij, ai e sharroi bazën e pemës me sharrë elektrike me zinxhirë dhe më pas tha: “Sapo u hodha [në një llogore të braktisur] dhe e lashë pemën të binte”.

Fatmirësisht, thotë ai, fitili i predhës ishte dëmtuar dhe nuk shpërtheu kur pema u përplas në tokë. Britaniku bën shaka se teknika ndoshta nuk ishte “në përputhje me standardet ndërkombëtare të veprimit ndaj minave”, por “puna u krye dhe të gjithë shkuam në shtëpi”.

Kolona e artilerisë së ngulitur është dokumentuar nga vendasit e Ishullit Man në llogarinë e tij në Instagram – janë predha dhe raketa të ngulitura në drunj me një forcë të tillë që mbeten të bllokuara disa javë pasi forcat pushtuese ruse braktisën pozicionet e tyre rreth Kievit.

Garrett, puna e të cilit për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) në Ukrainë mbështetet në donacione, thotë se derisa nuk është i sigurt për raketën grad të prishur në foton e mësipërme, në shumicën e rasteve predhat nuk janë në fakt predha që janë shkrepur nga armët.

Në foton e mësipërme, për një predhë të ngulitur në një trung, eksperti i EOD-së thotë: “Nëse do të kishte hyrë në mes, do të kishte kaluar direkt nëpër atë pemë dhe do ta kishte copëtuar atë në gjysmë”.

Në fakt, “fruta” vdekjeprurëse që vullnetari ka dokumentuar në pyjet përreth Kievit, është rezultat i shpërthimeve dytësore, kryesisht të automjeteve ruse që mbanin municion.

“Ajo që ka ndodhur është se kamionët kanë përfunduar duke u djegur ose duke u goditur [nga artileria ukrainase] drejtpërdrejt”, thotë Garret. Në një proces të njohur si ‘sympathetic detonation’, vala goditëse e një predhe që shpërthen nga nxehtësia ose nga goditja, ka forcë të mjaftueshme për të “përshkuar rrethin pranë saj”, ç’gjë bën që mbeturinat të fluturojnë në të gjitha drejtimet.

Përveç raketave dhe predhave të artilerisë, Garrett ka filmuar gjithashtu një sërë shigjetash të vogla metalike të quajtura ‘flechete’, të ngulitura në drunj, në një prej pozicioneve të braktisura të forcave ruse. Këto predha me madhësi gozhde përdoren nga disa tanke për të vrarë dhe gjymtuar trupat e armikut.

Pasi qëllohet një predhë flechete, ajo hapet për të lëshuar qindra shigjeta të njohura për zhurmën e frikshme që bëjnë kur kalojnë, duke u dhënë predhave pseudonimin “rrathët e bletëve rreth zgjoit”.

Rreziku gjatë punës, në të cilën janë angazhuar Garret dhe ekipi ukrainas EOD u përmend në fillim të këtij muaji. Ndërsa punonte në pyjet afër Kievit, Garret thotë se ai dhe ekipi dëgjuan “një shpërthim në pyll dhe një britmë”. Edhe pse ekipi u përpoq të hetonte shpërthimin, ai nuk ishte në gjendje të lokalizonte shpërthimin misterioz.

Me ish-fushëbetejat rreth Kievit ende të mbushura me municione të pashpërthyera, Garrett thotë: “Është shumë e rrezikshme tani të endesh duke kërkuar”. (RFE)

/TV Malisheva

Share.