Drejtori për Urbanizëm, Avdi Morina me zyrtarë të drejtorisë dhe udhëheqje të fshatit Bellanicë panë nga afër fillimin e punimeve të investimeve komunale të projektit për kanalizim dhe ujëra atmosferik në gjatësi prej 600 metrash.
Morina tha” Bellanica tashmë po kompletohet me infrastrukturën e kanalizimeve sidhe të ujërave atmosferik, ajo po bëhet me hapësira të gjelbëruara, me infrastrukturë shkollore, rrugë të standartizuara, ujësjellës, të gjitha këto krijojnë mundësi të mira për qytetarët, por ju jam mirënjohës edhe vet qytetarëve të Bellanicës, për investime vetanake dhe mirëmbajtje të ambientit e infrastrukturës, prandaj, qeverisja komunale ka edhe projekte tjera për të investuar në fshatin tuaj”, përfundoi Morina.
/TV Malisheva