Në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, mbrëmë është ndaluar një vetura Land Rover e cila drejtohej nga shtetasi i Shqipërisë me inicialet B.K., e cila ka rezultuar si e vjedhur në vitin 2019.
Sipas Policisë, kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i, të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
/TV Malisheva