Kombëtarja e Brazilit është treguar e pamëshirshme ndaj Koresë së Jugut në një ndeshje miqësore të zhvilluar të enjten.

“Selecaos” fituan me rezultat të thellë 5-1 në një ndeshje kur shkëlqeu ylli i Paris-Saint-Germain, Neymar, transmeton TV Malisheva.

Seria e gola vë në këtë ballafaqim u hap që në minutën e shtatë kur Richarlison i dha epërsinë Brazilit, Hwang Ui-Jo barazoi shifrat në minutën e 31-të.

Pastaj erdhi radha e Neymar që realizoi dy gola në minutat 42′ dhe 57′, ndërsa Coutinho në minutën e 80′ dhe Gabriel Jesus në të 93-tën vulosën fitoren e thellë të Brazilit.

/TV Malisheva

Share.