Klubi i atletikës “Malisheva” ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme këtë edicion, ku pak ditë më parë u shpall fitues i Kupës së Kosovës, raporton TV Malisheva.

Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, këtë të dielë, atletët malishevas arritën të vendosin edhe një rekord shtetëror.

Olti Bytyçi, Florjan Mazreku, Lorent Mazreku, Enis Bytyçi në vrapimin stafetë 4x400m U18 dhe U20 – 3:44.31 vendosën rekord të Kosovës.

 

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Postimi i plotë:

Rekord i Kosovës – Vrapim stafetë 4x400m U18 dhe U20 – 3:44.31 – Malishevë 29.05.2022
Olti Bytyçi, Florjan Mazreku, Lorent Mazreku, Enis Bytyçi

Share.