Virgil van Dijk është lojtari i fundit që i është bashkuar ankesave të lojtarëve teksa ata po përgatiten për detyrën ndërkombëtare në Ligën e Kombeve, e cila është nën menaxhimin e UEFA-s.

Van Dijk ka vënë në dyshim nevojën për të luajtur katër ndeshje të Ligës së Kombeve në fund të sezoni që ishte përplot me ndeshje, përcjell TV Malisheva.

Vetë Van Dijk luajti në 51 ndeshje dhe tani po përgatitet për detyrën me kombëtaren më pak se një javë pas finales së Ligës së Kampionëve në Paris.

Qendërmbrojtësi ka bërë thirrje për më shumë konsultime me lojtarët pasi ai përmendi mundësinë e rritur të lëndimit në turneun e udhëhequr nga UEFA.

“Është e çuditshme që janë katër ndeshje të Ligës së Kombeve pas një sezoni të gjatë. Por tani është vendosur dhe ne nuk kemi mundësi ta ndryshojmë atë vendim”, tha Van Dijk.

“Por besoj se gjatë këtyre katër ndeshjeve ka më shumë mundësi për lëndim pas një sezoni të gjatë. Kjo nuk është vërejtur, për t’u analizuar dhe lojtarët duhet të kenë një kontribut në këtë (listën e ndeshjeve) besoj”, shtoi më tej ylli i Liverpoolit.

Van Dijk së bashku me Kombëtaren e Holandës e nisin sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku zhvillojnë ndeshje në rolin e mysafirit kundër Belgjikës.

Share.