Në 24-orëshin e fundit janë shënuar nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 185.
Në total numri i rasteve aktive është 56.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva