Dy punëtorë të një firme ndërtimi kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, Malishevë pasi që të njëjtit deri sa kanë qene duke punuar-përgatitur hekurin për një objekt në ndërtim nga pakujdesia janë lënduar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:25 në rrugën “Hamdi Berisha”, në Malishevë.

Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës.

“Dy viktima meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës punëtor të një firme ndërtimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë pasi që të njëjtit deri sa kanë qenë duke punuar-përgatitur hekurin për një objekt në ndërtim, nga pakujdesia janë lënduar. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.