Ai shkoi në front për ta kthyer rrjedhën në favor të Rusisë, por i ashtuquajturi “kasapi sirian” u tërhoq shpejt pa shumë sukses.

Mediat ukrainase raportojnë se Alexander Dvornikov u rrëzua nga lidershipi i forcave tokësore ruse.

Ata citojnë një ekip të analizës së inteligjencës që thotë se Dvornikov nuk komandon më trupat në Ukrainë. Nuk dihen arsyet e largimit, por ka mundësi që të jetë një ndryshim i rradhës në administratën e lartë ushtarake.

Dvornikov kishte marrë drejtimin e forcave ruse në mesin e muajit prill me urdhër të presidentit Putin, i cili ia “preu kokën”.

Ai kishte shërbyer në vitin 2016 dhe për më shumë se një vit në Siri.

Namin e keq e morri pikërisht në këtë vend, duke drejtuar operacione ushtarake me theks mizor ndaj rezistencës siriane, pa kursyer as popullatën civile.

Gjenerali Genadi Zindko, ish-kreu i Qarkut Ushtarak Lindor të Rusisë dhe zëvendësministër i mbrojtjes, do jetë ai që do të drejtojë në vend të Dvornikovit.

Pak ditë më parë, New York Times raportoi se Dvornikov ishte zhdukur nga fronti dy javë më parë.

/TV Malisheva

Share.