Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.