Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
“Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.843 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 243 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.199. Në total numri i rasteve aktive është 59”, thuhet në raport../TV Malisheva