Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 59 qytetarë.
Sipas njoftimit për shtyp, 33 raste rezultojnë në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.
Janë 301 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.605 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 276.403 raste pozitive, prej tyre 272.605 janë shëruar, 301 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë./ATSH