Gjatë këtij aktiviteti, nënkryetari Krasniqi, ka thënë se do të përkujdesenpër të gjitha familjet në nevojë.
“jemi duke jetuar në një kohë krize ekonomike dhe sociale, prandaj aktivitetet e tilla, si kjo që ka bërë Handikos në Malishevë dhe përmes formave tjera, ne do të përkujdesemi për të gjitha familjet në nevojë në komunën tonë dhe uroj të kemi sa më pak raste, por mbështetja do të jetë e vazhdueshme”.
Ndërsa koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, zonja Hoxha, tha se ky aktivitet, është pjesë e programeve të tyre si organizatë dhe ky është vetëm një prej projekteve të tyre, në shërbim të anëtarëve të “Handikos” në Malishevë.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se nga këto ndihma do të përfitojnë 300 familje në nevojë në Komunën e Malishevës dhe se çdo aktivitet i tyre, zhvillohet në bashkëpunim me komunën.
“Dera e kryetarit të komunës, është hapur për të gjithë dhe ne si organizatë, e kemi mbështetjen e parezervë të kryetarit Kastrati dhe Komunës së Malishevës”, ka thënë koordinatorja Hoxha.