Ambasadori i Rusisë në Beograd i ka treguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për arsyet të cilat çuan në anulimin e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov e paralajmëruar që të ndodhte më 7 qershor.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë se ambasadori i ka treguar dokumente që e mbështesin anulimin e vizitës.
Bullgaria, Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndaluan hapësirën ajrore për Lavrovin – duke ia pamundësuar vizitën zyrtare në Serbi.
Në këto kushte vizita është anuluar, me çka edhe Vuçiq është takuar urgjentisht me ambasadorin rus në Beograd.
Ndërkohë, të dielën kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se është e rëndësishme që të kenë vend edhe për kryediplomatin rus si dhe për kancelarin gjerman Olaf Scholz.
E kancelari gjerman Serbinë do ta vizitojë më 10 qershor, në kohën kur dallimet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë të thella shkak i nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
/TV Malisheva