Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Labinot Krasniqi”, në fshatin Mirushë, kremtoi ditën e shkollës dhe përvjetorin e dëshmorit të atdheut, ”Labinot Krasniqi”.
Në këtë ngjarje mori pjesë,drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, ku e prezantoi , se në këtë shkollë do të investohet për mes projektit të efiçencës në infrastrukturën e brendshme si dhe në pajisjen me mjete mësimore.
”Labinot Krasniqi ishte ushtari dhe luftëtari që misionin për çlirimin e trojeve shqiptare e vazhdoi edhe pas lirisë së Kosovës, Labinoti, ishte dhe do të mbetet frymëzimi për nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit, prindërit dhe për gjithë kombin shqiptar, Labinoti na tregoi hartën e trojeve shqiptare, ai na mësoi se si duhet arsimi shqip, prandaj unë me gjithë mësimdhënësit do të angazhohem, jo vetëm që të krijojmë infrastrukturën të nevojshme për nxënësit tanë , por edhe të rrisim cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, ky është misoni im dhe i juve mësimdhënës”, përfundoi Krasniqi.
Për të arriturat e nxënësve , mësimdhënësve e kontributin e komunitetit shkollor foli drejtori i shkollës, ndërsa për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, nxënësit shfaqën program të pasur kulturor- artistik.
Në fund shkolla ”Labinot Krasniqi”, u nderua me panon e mësonjëtorës së parë shqipe nga drejtoresha për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, si dhe u bënë homazhe e u vendosën lule para bustit të dëshmorit të kombit, Labinot Krasniqi.