Në 24-orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 203.

Në total numri i rasteve aktive është 55.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë tri doza të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.