Në 24-orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 209.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva