Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se në vend do të lançohet një sistem i quajtur, “Libri i torturuesve”.
Sipas tij, në këtë sistem do të dokumentohen krimet e luftës të kryera në Ukrainë ku përgjegjës janë kriminelët e ushtrisë ruse, shkruan CNN.
“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Krijimi i këtij sistemi është duke u zhvilluar prej disa kohësh”, u shpreh ai.
Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkurtit. Deri më tani, ushtria kanë përqëndruar forcat e tyre në lindje të Ukrainës.
Ministria e Jashtme ruse pretendon se ushtria ruse tanimë kontrollon 97% të rajonit të Luhanskut.
/TV Malisheva