Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

Në fjalët e tij, gjatë samitit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, Varhelyi tha se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, sidomos në rrethanat aktuale, pas agresionit rus në Ukrainë.

Varhelyi: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë

“Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë dhe më vjen mirë që sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet. Po ashtu i shohim rezultatet që marrëveshjet paraprake dëshmuan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të situatës që gjendemi, në luftën në Ukrainë. Tash më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, tha ai.

Mbështetje Ballkanit të Hapur i ofroi edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por tha se i njëjti duhet t’i përfshijë gjashtë shtetet e rajonit në nivel të njëjtë.

/TV Malisheva

Share.