Gjiganti anglez Liverpool ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Bayern Munichut për yllin senegalez, Sadio Mane.

Bayern Munich paraqiti ofertën e tyre pasuese për të transferuar Manen nga Liverpooli të hënën në mbrëmje, me një ofertë zyrtare prej 27.4 milionë eurosh, me shtesa prej rreth 7.5 milionë eurosh, të cilat kapin totalin afro 35 milionë euro.

Por “Të Kuqtë” e kanë refuzuar ofertën duke e konsideruar si një ‘shaka’, duke theksuar se disa nga bonuset e përfshira në ofertë do të ishin pothuajse të pamundura për t’u arritur.

Mane do të duhej të bëhej një fitues i trefishtë i Topit të Artë dhe Bayern të mbledhë një hat-trick të titujve të Bundesligës, së bashku me trofetë evropianë, që pagesat e bonusit të aktivizohen.

Dhe tani krerët e Liverpoolit, të udhëhequr nga drejtori i ri sportiv Julian Ward, i kanë thënë Bayernit që mos të rikthehet nëse nuk ka një ofertë që plotëson vlerësimin e tyre për yllin senegalez që e kalon shifrën e 40 milionë eurove.

/TV Malisheva

Share.