Telefonatat e “parëndësishme” janë ekskluzivisht të rezervuara për fëmijë, por një burrë nga Britania e Madhe vendosi që vërtetë të ankohet në polici, pasi picën që e kishte porositur u detyra ta pret që t’ia sjellin për 30 minuta.
Në vend se të ankohet tek menaxhmenti i lokalit apo të jap ndonjë koment lidhur më këtë vonesë në ueb-faqen e restorantit, britaniku nga Essexi i Anglisë vendosi t’i telefonojë policisë, transmeton Telegrafi.
“Një klient i telefonoi policisë në Essex, për t’iu ankuar se ka pritur 30 minuta që ta merr ushqimin e porositur”, kanë bërë të ditur nga policia.
Megjithatë duket se telefona të tilla u kanë ardhur në “maje të hundës” policisë britanike, që pranuan se në qendrën e thirrjeve kanë pranuar 480 telefonata “të pakuptimta” brenda një nate dhe 987 për një javë.
Megjithatë shumë pak prej tyre janë konsideruar si raste urgjente, kështu përfshihet edhe burri që u ankua se i është vonuar ushqimi që e kishte porositur./TV Malisheva