Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi në Tiranë që rrugët të përmbyten për shkak të problemeve me kanalizimet, ndërkohë që siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, Lana ka dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Sasia e madhe e ujit që është futur në Lanë si edhe cektësia e lumit në atë zonë ka bërë që uji të përmbysë gjithçka përreth urës në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në jug-perëndim të kryeqytetit.

Më herët, abcneës.al publikoi pamje nga përmbytja në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për shkak të reshjeve të shumta, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit duke shkaktuar edhe një viktimë. /abcnews.al

Share.