Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një dekret për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin.

Në dekret renditen personat ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, ndërsa në vendin e parë është presidenti rus.

Lista përfshin gjithashtu ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Brendshëm Vladimir Kolokoltsev dhe zyrtarë të tjerë rusë.

Siç specifikohet, sanksionet vendosen për një kohë të pacaktuar.

Lista e masave përfshin refuzimin dhe heqjen e vizave, aplikimin e ndalimeve të tjera për hyrjen në territorin e Ukrainës, konfiskimin e çmimeve shtetërore të Ukrainës, bllokimin e pronës në territorin e Ukrainës, nëse ka, kufizimin e operacioneve tregtare, parandalimin e tërheqjes së kapitalit. nga Ukraina.

Sanksionet janë vendosur edhe për 236 universitete ruse.

 

Share.