Gjermania dhe Polonia do të mbështesin së bashku Ukrainën në eksportimin e grurit, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir pas një takimi me homologun e tij polak, në Varshavë.
Ozdemir dhe Henryk Kowalczyk diskutuan mënyrat sesi vendet mund të ndihmojnë në dërgesat e grurit, duke shtuar se të dy vendet nuk janë në gjendje të transportojnë sasinë e përcaktuar përmes rrugëve alternative.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të ndihmojmë Ukrainën të rifitojë sovranitetin e saj në mënyrë që ajo të mund të funksionojë sërish si një vend prodhues në tregun botëror, sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Ozdemir.
Ukraina është një nga vendet prodhuese më të mëdha të grurit në botë. Rusia ka vendosur një bllokadë ndaj eksporteve të grurit ukrainas, kryesisht në Afrikën Veriore dhe Azi, ku llogariten rreth 20 milionë tonë drithëra, shumica prej tyre në portin e Odesës./atsh/