Pas vizitës në Prishtinë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zbarkuar në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka pritur në aeroportin e Beogradit kancelarin Scholz, ka thënë se mezi pret mundësinë për të diskutuar tema me interes për të dyja vendet.
“Mirë se erdhe në Serbi, kancelar Scholz, mezi pres takimin e sotëm dhe mundësinë për të diskutuar tema me interes për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e presidentit serb në Instagram.
/TV Malisheva