Një grua është bërë virale në rrjetet sociale, më mënyrën se si e kishte zbuluar se i dashuri po e tradhton.
Njerëzit përmes metodave të ndryshme zbulojnë pabesinë e partnerit, por një hetues privat për një zbulim të tillë në Shtetet e Bashkuara kërkon 87 dollarë për një orë, për të mbledhur prova të mjaftueshme për tradhti, transmeton Telegrafi.
Megjithatë një grua nuk kishte nevojë për detektivë privatë për ta zbuluar tradhtinë e partnerit. Në videon që është bërë virale dhe mori mbi 6.1 milionë shikime, ajo tregon dorën e mbuluar me puçrra dhe një kremi të bardhë mbi to.
Ishin pikërisht puçrrat që e ndihmuan ta mësojë se partneri e kishte tradhtuar, pasi ajo është alergjike në zbutësit e flokëve që gratë e përdorin kryesisht që të kenë flokë më të shëndetshme.
Në momentin që ajo pati kontakt fizik me partnerin, filluan t’i shfaqen puçrrat në duar. Por, shumë përdorues të rrjeteve sociale pretendonin se mund të mos e ketë tradhtuar, dhe thjesht kishte blerë zbutës të flokëve për të pasur fije më të shëndosha.
Ishin pikërisht shumica e grave që këmbëngulnin se ekzistojnë shumë pak meshkuj që përdorin atë lloj të zbutësi të flokëve (Olaplex). /TV Malisheva
Lmfao wtf is wrong with him #FrunktheBeat #cheater #bf #olaplex ♬ I Love You by Young Slo Be – ʚ❤︎ɞNanami’s Wifeʚ❤︎ɞ