Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se i është kërkuar qartësisht dhe fuqishëm që t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian për Rusinë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiq, pas takimit që pati me Scholzin në vizitën e këtij të fundit në Beograd.

Kancelari gjerman atje po qëndron pas takimit që pati me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në Prishtinë.

Vuçiq ka thënë se kanë biseduar edhe për tema të tjera, aspak të lehta edhe ato.

Presidenti serb theksoi se Gjermania aktualisht është investitori më i madh i huaj në Serbi.

/TV Malisheva

Share.