Shkruar nga Fari Xh Xhara:
Pak histori për serbët
Kisha e Deçanit
“Kur e kanë krijuar, më 1219-n, Kishën Pravosllave, serbët nuk kanë pasur as edhe 1 shenjtor. Ne kishim gati 12 shekuj të krishtërimit( Gjergj Dabaj )
Mund ta lexoni librin, me shumë vlera, të Mirosllav Qosoviqit “Shenjtorët e rremë të Kishës Sërbe” (“Bizarni sveci Srpske crkve”), botuar në Cetinjë më 2014-n. Nuk i kishit shenjtorët, por shenjtorët u duheshin, sepse, përndryshe, nuk mund të kompaktësoheshit si komb. Shën Sava Nemanjiqi, një largpamës me merita të pazëvendësueshme në historinë e kombit sërb, e krijoi “shenjtin” e parë sërb “Shën” Simeon (Stefan) Nemanjën. E krijoi në mënyrën më antifetare të mundshme, por që u përqafua me gjithë shpirt prej turmës serbe. .
“Serbët, para 3 vjetësh, e festuan me të madhe 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, shpallur prej Konstantinit të Madh në vitin 313. Serbët s’kanë asnjë lidhje gjinie me Konstantinin e Madh. Konstantini i Madh është drejtpërsëdrejti njëri prej para ardhësve tanë dhe ne përkujtojmë atë akt të tijin, me anën e të cilit hapej një kapitull i ri i historisë gjithënjerëzore .
“Mirëpo, disa kisha ortodokse mesjetare që janë në Kosovë, janë bërë ‘mollë sherri’ në marrëdhëniet serbo-shqiptare gjatë shekujve, për arsye të politikës ekspansioniste të Serbisë e të kishës së saj ortodokse”, thoshe Marka Krasniqi. Akademiku argumenton se si kishat i ka uzurpuar Serbia, megjithëse ato janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise, para shtrirjes së Serbisë në këto anë.
“Manastiri i Deçanit është i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire, pasi që zona ku ndodhet Manastiri i Deçanit, disa metra në perëndim shtrihet lokaliteti i vjetër arkeologjik i cili nuk është i hulumtuar në detaje dhe që quhet Kulla e Qelisë, ku është një lokalitet arkeologjik që dëshmon se kjo pjesë ka qenë e populluar para se të popullohet pjesa e Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit. Aty i kemi informacionet e para të një qytetërimi ilir” thotë Imeraj dhe shton se informata e dhënë për emrin e mjeshtrit që e ka rindërtuar manastirin është e pasaktë. (Shkodran (Cenë) Imeraj )
“Kisha e Manastirit te Deçanit është vepra me e madhe qe ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate e ardhur nga bregdeti. Ne arkitraun e portalit jugor te narteksit gjendet edhe mbishkrimi i gdhendur i arkitektit shqiptarAt Vita Kuçi – Cuci. Për jetën dhe veprën e tij,kohëve te fundit,ne regjistrat e Arkivit Historik te Kotorrit, kemi gjetur njoftime interesante. Sipas një te dhëne qe del nga zyra noteriale e Kotorrit, françeskani At Vita Kuçi ishte rektor apo kryemurg i kishës se Shën Mërisë ne Kotorr,pune qe atëbotë, ne kete pjese te Adriatikut, bënin kryesisht priftërinjtë shqiptare.”( nga Anton Pllumaj )
Pra , ministër në funksion Z. Gjuriq, të ju them që ata që krijuan Shtetin e Kosovës, ata me ne së bashku e ndërtuam Kosovën : Kosova është e përjetshme kurse argatët e juaj tek politikanët , tregtarët , biznismenët , gazetarët ,hoxhallarët , priftërinjtë në Kosovë nuk e kanë të gjatë shërbimin e tyre ndaj jush. Mos u nguteni me deklarata , mos e mashtroni popullin .
***Kisha serbe e ka ble Autoqefalinë ne vitin 1923 ne Zvicer duke paguar 1.5 milion franka

Share.