Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

“Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249. Në total numri i rasteve aktive është 50”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.