Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3475 raste, prej tyre 3388 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid është 1 rast.

/TV Malisheva

Share.