Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin mars 2022, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe kanë shënuar rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 22.94%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 20.34% dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 4.65%.
Rënie kishte te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 35.87%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande përmes postës ose internetit 25.37%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 21.75%, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 14.19%, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 11.32% dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 9.32%.
Struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 1.48%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 1.48%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 0.89%.
Derisa rënie kanë shënuar tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 39.93%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje përmes postës ose internetit 26.11%, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 19.79%, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 0.75%, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 5.10% dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 3.10%.
/TV Malisheva