KOSTT-i ka paralajmëruar se pas pranimit të aktvendimit nga Gjykata Themelore planifikon të parashtrojë ankesë në gjykatën kompetente brenda afatit ligjor.

Në një përgjigje me shkrim, KOSTT ka bërë të ditur se nuk mund të prejudikojë paraprakisht për këtë çështje deri në shqyrtimin e ankesës së parashtruar.

Ndryshe, qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë tash e sa vite të mos paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar. Ndërkohë, KOSTT nuk po arrin t’i paguajë ato shpenzime, gjë që edhe kishte dorëzuar padi ndaj ZRrE-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të lirohet kjo nga kjo pagesë. Megjithatë, Themelorja ka refuzuar këtë padi.

Më 24 maj të vitit 2022 KOSTT në një përgjigje, kishte pranuar se e ka paditur ZRRE-në për të anuluar nenin 5 të licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nen ky që ka të bëjë me kompensimin e të gjitha të hollave që i ka dhënë KOSTT për veriun./TV Malisheva

Share.