Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, i cili tashmë është larguar nga qyteti ka folur rreth situatës në Mariupol pas sulmeve ruse.

Ai ka thënë se infrastruktura kritike e qytetit e cila ishte shkatërruar në fillim të pushtimit tashmë është duke u përmirësuar.

Kreu i Mariupolit më tej ka pretenduar se tradhtarët e këtij qyteti, ua kanë dhënë kordinatat forcave ruse qysh herët, raporton BBC, transmeton TV Malisheva.

“Ata e kanë ditur ku të sulmojnë. Janë shumë tradhëtarë të cilët ua dhanë atyre kordinatat. Çdo gjë që kishim, çdo gjë që konsiderohet si infrastrukturë kritike në këtë qytet u shkatërruan në shtatë ditët e para”, ka thënë ai.

Ai më tej shtoi se “Janë 15 qendra energjetike në këtë qytet, për të cilat as edhe kryetari i Mariupolit nuk e dinte se ku ndodhen. Ata e dinin dhe i shkatërruan të 15tat për një javë

“Burimet e ujit, linjat e komunikimit dhe depot të cilat ruanin ushqimin dhe ilaçet janë targetuar gjithashtu”, ka thënë Boichenko

Ai i quajti si tradhtarë disa deputetë në kuvendin komunal të Mariupolit të cilët ishin pro-rus, sepse sipas tij tashmë ata e udhëheqin qytetin pasi është nën kontrollin e forcave ruse.

/TV Malisheva

Share.