Fatmir Spahiu ka dy fjalë për artistët që iu bashkuan partive politike.
Jemi në prag të zgjedhjeve, periudhë kjo në të cilën po ndodhin shumë aderime në parti politike, shkruan lajmi.net.
Një gjë që është vërejtur gjatë kësaj kohe është aderimi i artistëve në parti politike, duke ngjallur reagime të shumta në publik.
Aktori Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook, u ka dalë në mbrojtje artistëve që i kanë hyrë politikës.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I FATMIRIT, PA NDËRHYRJE:
“U knaqet tu i sha e ofendu artistat qe po hyne politike. Bash jeni shfry fort! Kjo eshte krejtesisht normale per faktin qe ata nuk rrehin, nuk ti shperthejne gumat e kerrit, nuk te pysin ku po i qon femijet ne shkolle. Ata mujne veq me nejt perball jush si thes i boksit. Eshte e çuditshme se si nuk reagoni njejte psh per arkitektet, doktoret etj qe poashtu jane profile publike e popullore! Pse eshte ky perceptim negativ per politiken e qe une jam shume dakord nuk eshte faj i artisteve por i atyre qe kane qene deri tash. Asnje artist e sportist kosovar nuk eshte fajtor per ikjen e te rinjeve nga vendi. Artistet e sportistet jane bash ne te njejten thes me qytetarin e Kosoves.
Jam i sigurte qe nje kryeminister artist do te ishte me i mire se nje “politikan” klasik!”