Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka kërkuar Rusisë të zbusi krizën globale ushqimore duke ndihmuar në lehtësimin e dërgesave të grurit nga portet e bllokuara të Ukrainës.
“Duhet të shpresoni për hir të botës që të arrihet një marrëveshje”, tha Scholz, duke iu referuar negociatave në vazhdim për krijimin e një korridori eksporti përtej Detit të Zi.
“Rusia duhet të mundësojë kalimin e sigurt dhe në të njëjtën kohë të japë garanci të besueshme se nuk do ta përdorë korridorin për një pushtim”, tha ai.
“Nuk mund të ndodhë që anijet që transportojnë grurë të largohen nga portet ukrainase dhe luftanijet ruse të nisen drejt porteve”, shtoi Scholz.
Pas takimit me Scholz dhe liderë të tjerë evropianë të enjten në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë duke thënë se ajo po shkaktonte një krizë ushqimore në zonat e Afrikës dhe Azisë duke ndaluar eksportet e grurit për shkak të një bllokade detare. /DPA/