Hamdi Malushaj, zyrtar i lartë i Odës së Afarizmit të Kosovës, njëkohësisht menaxher edhe i disa kompanive që operojnë në Kosovë dhe që kryejnë shërbime për kompanitë miliardash gjermane në fushën e energjisë, IT-së e sektorë të tjerë strategjik ka theksuar se, vendet evropiane e sidomos Gjermania do të ishin të lumtura nëse Kosova tashmë do të kishte kapacitete prodhuese të energjisë edhe për eksport.
Këto komente Malushaj i bëri për sa kohë që Evropa tashmë po përballet jo vetëm më krizën e energjisë por edhe në fusha të tjera për shkak të agresionit rus të paprovokuar kundër Ukrainës.
Malushaj thotë se strategjia për energjinë përmban elemente pozitive.
Malushaj: Draft dokumenti ka përparësi të mëdha, energjitë e ripërtritshme i avancon
“Si draft dokument dhe ka përparësi shumë të mëdha prej ish strategjive tjera, shembull energjitë e ripërtritshme i avancon, nga ana tjetër parashihet rindërtimi i termocentralit Kosova-A dhe rritet kapaciteti nga thëngjilli, por e bazuar më shumë në konsumin në energji të ripërtritshme sipas mundësive çfarë munden me na sfidu në të ardhmen”, theksoi Malushaj.
Kosova është vonuar shumë sipas Malushajt sepse përmes energjisë Kosova do të zhvillohej shumë nga pikëpamja ekonomike e po ashtu kjo do të ndikonte shumë sipas tij edhe në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Malushaj: Po të isha kryeministër do tw merrja vendim për ndërtimin e kapaciteteve premtuese energjetike
“Barrë, ose problemi energjetik kujdestar më i madhi ka dalë në biznese, mirëpo tek strategjia duhet shikuar me në detaje patjetër, sepse Kosova duhet të shkojë në rrugën, e strategjia duhet të jap shans, secili qytetarë me qenë prodhues i energjisë i cili dëshiron”, vijoi Malushaj.
Po të isha ministër ose kryeministër qysh moti e kisha marrë vendimin për ndërtimin e kapaciteteve premtuese energjetike, thotë me bindje Malushaj duke kritikuar neglizhencën e thuajse të gjitha qeverive e siç i quan ai lobistëve në dëm të Kosovës. Veç ish kancelarja gjermane Merkel thotë Malushaj nuk e ka mashtruar Kosovën sa i takon energjisë, tregon edhe në detaje se çfarë i ka thënë ajo për investimin gjerman për rindërtimin e termocentraleve të Kosovës A me zero ndotje.
Malushaj: Veç Angela Merkel nuk na ka mashtruar
“Unë po flas nga përvoja ime jetësore në pozita udhëheqëse që unë kam pas dhe aq sa kom pas. Unë vec kisha lajmëruar konferencë shtypi për në ora 10:00, në orën 08:00 e kisha marrë vendimin nëse paska procedura që kryeministri nuk ta ndalon. Përndryshe ky vendim nuk është marr, jo pse s’kanë ditë, jo pse nuk e kanë pa problemin e energjisë, por janë ndikuar shumë prej qarqeve, thuani anti-energjetike të Kosovës, mos thuani anti-Kosovë. Sepse fjala kryesore ka qenë sabotimi i Kosovës në sektorin energjetik përmes Brukselit, Uashington, mirëpo atje s’kemi fole ne, atje ka fol serbishtja, anglisht dhe në emër të ambientit, të këshillave, të gjithëckafit tjetër përveç mos të mundemi ne të prodhuar energji. Vërtetë ose i kisha marrë, ose s’kisha qëndruar aty, njërën e kisha bërë, tjetër punë nuk di me bo. Ja e bëjë një punë si duhet dhe i duhet vendit, ja s’jam me qëndruar si dekor aty në qeveri, dhe kisha marrë vendim, shumë i bindur ato. Projekti më i mirë rentabil, ekonomik në Evropën Juglindore u konsideronte rindërtimi i termocentralit, Kosova-A, efekti ekonomik. Energjia është bërë problem, edhe ka qenë, edhe sot është më se i madh, mirëpo atëherë ka qenë i sobutuar ideja e gjermaneve prej idesë termocentralit Kosova e re, prej mashtrimeve, prej Brukselit. Veç Angela Merkel nuk na ka mashtruar, na ka bo me gisht bëre, pse s’pe bën”, tha ai.
Malushaj jep detaje interesante edhe me njërin prej investitorëve gjerman miliarder, kur ai bashkë me të po bënin plane për investime serioze në sektorin energjetik, vite e vite më parë.
Malushaj: Aty për aty e ka marrë vendimin për mbylljen e degës së bilfingerit
“Më ka pa të mërzitur dhe aty për aty e ka marrë vendimin, mbylljen e BapCop e degës së bilfingerit në Kosovë, edhe unë jam mërzit, jam zhgënjyer. Më tha me vjen mirë zotëri Malushaj për punën e juaj, për ne mos u mërzit se kemi punë bollë, jemi të mëdhj”, tha ai.
Kosova sipas zyrtarit të Odës së Afarizmit Malushaj, është vonuar shumë për zhvillimin e kapaciteteve energjetike, një sektor ky padyshim sipas tij që lidhet edhe me sigurinë kombëtare. Malushaj kërkon liberalizim të tregut dhe kjo sipas tij u jep shans secilit që të investoj në energji të ripërtritshme pa heqë dorë nga energjia e prodhuar përmes linjitit. Malushaj beson se Kosova mund të bëhet eksportues i energjisë nëse qeveria e ka këtë gatishmëri./TV Malisheva