Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë, por edhe në Shqipëri do të ketë një “line-up” të këtij festivali.
Festivali do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Në frymën e bashkëpunimit një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës ku me një deklaratë të përbashkët me komunën e Prishtinës shprehen se festivali “Sunny Hill” do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës.
Me këtë rast ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili ka thënë se është i lumtur që ky festival do të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.
“Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht”, ka shkruar ai.
/TV Malisheva