Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

“Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300. Në total numri i rasteve aktive është 110”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.